KQZ çon për verifikim në prokurori emrin e Fredi Bejlerit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka dërguar në Prokurori për verifikim të thelluar emrat e 30 kandidatëve në zgjedhjet e 14 majit.

Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, kandidat për Kryetar Bashkie i propozuar nga subjekti zgjedhor “Koalicioni Bashkë Fitojmë”, për Bashkinë Himarë është çuar gjithashtu për verifikim në prokurori.

Kujtojmë që Fredi Bejleri është një njeri i ka qenë pjesë e “Masakrës së Peshkëpisë”, i cili dyshohet se ishte pjese e grupit te ekstremistëve grekë që sulmoi postën kufitare 10 prillin e 1994.

Prokuroria për Krime të Rënda rihapi pas 25 vitesh, dosjen e “Masakra e Peshkëpisë”, ku një grup ushtarësh grekë sulmoi postën kufitare me të njëjtin emër, duke vrarë komandantin e saj dhe një ushtar si dhe grabiti armatimet gjatë tërheqjes.