Fluks i madh turistësh, paralizohet trafiku nga Vlora në Sarandë

Trafik i rënduar automjetesh raportohet në disa akse rrugore të qytetit të Vlorës.

Mijëra automjete i janë drejtuar qyteteve bregdetare në jug të vendit, duke shkaktuar edhe trafik në disa akse.

Rrugët më problematike në Vlorë mbetet rruga Transballkanike si dhe Unaza e qytetit.

Trafik i rënduar raportohet edhe në akset Vlorë-Borsh, dhe Borsh-Sarandë.