Sarandë, kishte vendosur muzikë pas orarit të caktuar: Ndiqet penalisht 34- vjeçari

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. R., 34 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.

Ai u konstatua se kishte vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në lagjen nr.1, Sarandë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.