Deputetja e Sarandës konfirmon pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut: Na kanë vënë shkelmin ne fyt
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e 7 korrikut dhe ka ftuar të gjithë kolegët deputetët e opozitës që të lënë ndasitë mes tyre dhe t’i bashkohen grupeve të punës së protestës, pasi duhet të përfaqësojnë qytetarët opozitarë që i kanë votuar më 25 prill.
“Më datë 7 korrik, çdo opozitar, çdo qytetar i pakënaqur nga kjo qeverisje, çdo socialist i ndershëm, çdo njeri që i ka ardhur deri në fyt duke i vënë shkelmin kjo lloj qeverisjeje, duhet të vijë në shesh dhe të protestoj.
Detyra minimale e çdo deputeti, i cili është përfaqësuesi i popullit që ka marrë votat opozitare është që të jetë organizator dhe pjesëmarrës në protestë”, shprehet deputetja e Sarandës Ina Zhupa.