Të shtunën hapet rruga Kardhiq-Delvinë, Kumbaro: Tani Gjirokastra edhe detin e ka 20 minuta larg

Të shtunën e 2 korrikut hapet rruga Kardhiq-Delvinë, investim për të cilin u deshën plot 15 vite që të për të përfunduar.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, teksa publikon një video të rrugës sot, shkruan ndër të tjera se “tani edhe Gjirokastra e ka detin 20 minuta larg”.

Pritet që në ceremoninë e hapjes së rrugës do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë.