Policia e Gjirokastrës zbardh detaje për ngjarjen në Muzinë, ja shkaku që dyshohet për zjarrin në “Benzin” e 55-vjeçarit nga Saranda

Policia e Gjirokastrës ka dhënë një informacion paraprak për zjarrin që përfshiu një automjet mëngjesin e sotëm në Muzinë.

NJOFTIMI.

Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.