Kryebashkiaku i Sarandës: Kemi në plan ta bëjmë qytetin të bardhë me dritare blu

Kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma thotë se ka një plan për të unifikuar ngjyrën e qytetit bregdetar, duke e bërë të bardhë me blu.

Gjatë një udhëtimi turistik me gazetarin Blendi Fevziu, i cili tha se Saranda nga deti ngjan si Monte Karlo, kryebashkiaku Gurma tha se ka një plan për t’i ngjyrosur ndërtimet e qytetit të bardha me dritare blu, një pamje që haset shpesh në ishujt piktoresk të Greqisë.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Kur e shef nga deti duket gjithmonë si Monte Karlo

Adrian Gurma: Kur vjen nga deti nga Korfuzi e ke parë që ka larmi ngjyrash. Besoj e ke bërë shumë herë këtë rrugë, e ke parë që ka larmi ngjyrash. Ne duam që ta unifikojmë, pikërisht e kemi dhe një projekt që të jetë e gjitha e bardhë dhe të shoqërohet me dritaret ngjyrë blu të detit.