Destinacioni i javës: Plazhi i Centralit në qytetin e Sarandës

Plazhi i Centralit shtrihet në një nga zonat më të zhvilluara urbane të qytetit të Sarandës, buzë shetitores së saj dhe bën pjesë në plazhet publikë të qytetit.

Është plazhi me shtrirjen më të gjerë dhe më i frekuentuari e më i preferuari nga pushuesit vendas dhe nga turistët e huaj.

Emërtimi i tij “Plazhi i Centralit” buron nga e kaluara e viteve 1960, kur atje funksiononte një central elektrik, që prodhonte dhe furnizonte me energji elektrike qytetin e 8000 banorëve.

Ndonëse koha e re i shtoi edhe emrin e ri, duke e zytarizuar si “Plazhi Rinia”, për qytetin identifikohet si lokacion me emrin e hershëm “Plazhi i Centralit”.
Veçanti tjetër e këtij plazhi, është aksesi i drejtpërdrejtë me shetitoren dhe me njësitë e shërbimit përgjatë saj.

Ashtu si edhe në plazhet e tjerë, tërësisht publikë të Sarandës, Plazhi i Centralit ofron siguri notimi, falë funksionalitetit të kullës së vrojtimit dhe shërbimit me roje bregdetare.