Digjet makina në Muzinë, bllokohet rruga

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Jorgucat-Muzinë.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

Rruga vijon të jetë e bllokuar ndërsa për momentin nuk shihet të ketë punonjës policie dhe as dihet nëse ka njerëz të lënduar. .