Deputeti i Gjirokastrës me 6 shtëpi dhe një hotel. Po vila 760 mijë euro për të cilën akuzon Gaz Bardhi?
Një vilë në Gjirin e Lalzit, me vlerë të pretenduar 760 mijë euro, është kthyer në ‘mollë sherri’ në kampin e opozitës, e cila është ndarë në tre grupe kundërshtare.
Deri më sot nuk ka asnjë provë për pronarin formal apo real të vilës së denoncuar nga Gazment Bardhi, por vetëm emra të përfolur dhe të dyshuar.
Rrethi të përfolurve si pronarë të mundshëm të vilës është ngushtuar tek Flamur Noka, Tritan Shehu, Edmond Spaho dhe Bujar Leskaj. Katër të përfolurit nuk kanë pranuar lidhjen me vilën, por që të katërt, përpos ‘Rithemelimit’, i bashkon edhe diçka tjetër, pasuria e konsiderueshme që posedojnë, me plot pikëpyetje, dyshime dhe paradokse.
Tritan Shehu, me hotel dhe 6 shtëpi
Deputeti i PD-së Tritan Shehu deklaron 8 pasuri të paluajtshme nga Gjirokastra deri në Tiranë. Në deklaratën e pasurisë së shtatorit 2021, para se të merrte mandatin e deputetit, Tritan Shehu deklaroi ambiente banimi me sipërfaqe 440 m2 në Tiranë, me vlerë 220 mijë euro, transformuar në ‘Guest House’ ose bujtinë.
Shehu deklaron një apartament 195 m2, me vlerë 2.5 milionë lekë, një tjetër apartament 135 m2 me vlerë 63 mijë euro, apartament 105 m2 me vlerë 135 mijë euro dhe shtëpi në Plazh Durrës, me sipërfaqe 138 m2. Shehu deklaron gjithashtu se është pronar me 1/3 të një shtëpie dy kate në Gjirokastër si dhe i një shtëpie të pabanueshme në Himarë, 3 mijë m2 tokë në Palasë, Himarë, është pronar me 1/4 i 1260 m2 tokë në Shkozet të Durrësit, i 180 m2 tokë, pronar me 1/3 të 100 hektarë tokë në Gjirokastër, ndërsa ka në pronësi të plotë një makinë BMW X5. Tritan Shehu deklaron 32 mijë euro pagë nga Universiteti ‘Zonja e Këshillit të Mirë’, ndërsa thotë se do të shesë një dyqan 30 m2 dhe një apartament 71 m2 në Durrës,,