VIDEO/ Dalin detajet e para, të shtëna me armë zjarri dhe 1 i plagosur në Vlorë

Edhe pse e pazakontë në këtë kohë izolimi nga koronavirusi, kanë ndodhur edhe ngjarje të rënda.

Paraditen e sotme, në Radhimë të Vlorës  dy persona janë konfliktuar fillimisht me sende të forta ku për pasojë është plagosur rëndë një prej tyre.

I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Vlorës.

Mësohet se dy personat e përfshirë në konflikt janë banorë të zonës.

Burime për ABC News raportojnë se nga grupi hetimor, në vendin e ngjarjes janë gjetur 2 gëzhoja, ndërkohë që i plagosuri është qëlluar me qytën e pistoletës në kokë.

Mësohet se pas këtij konflikti janë dëgjuar edhe të shtëna me armë zjarri të cilat kanë qenë në ajër.

Ende nuk është i qartë motivi, dhe shkaku i këtij konflikti.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.