‘Bërtet nga uria’, gazetarja bën apelin për të moshurarën nga Piqerrasi: Ndihmoni Elefterinë! Krimbat po ia hanë mishin për së gjalli

Gazetarja e njohur Ola Bruko ka vizituar fshatin Piqerras në Borsh të Sarandës, ku është përballur me një ‘histori ç-njerëzore’.

Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale fotot e të moshuarës Elefteri, e cila jeton në rrugë në kushte mizerable.

Bruko thotë se ajo gjithë natën lëngonte nga uria dhe dhimbjet e trupit, të cilin e kishte tërë plagë. E mban frymën gjallë me çapa buke që i japin fqinjët, ndërkohë që të afërmit nuk e ndihmojnë.

Gazetarja i bën apel instancave përgjegjëse që të reagojnë për rastin në fjalë dhe t’i japin fund vuajtjeve të të moshuarës Elefteri.

View this post on Instagram

URGJENTE! NDIHMË! Në fshatin e Piqerrasit, në këtë parmak gurësh dhe hijen e pemës së fikut, jeton e moshuara Elefteri. E braktisur nga familja dhe nga institucionet të cilat janë në dijeni të ekzistencës së saj dhe kushteve jo njerëzore në të cilat mbijeton. Elefterinë e gjetëm natën e parë duke bërtitur në agoni nga uria, dhimbjet e trupit dhe të shpirtit. Të nesërmen e pamë duke u mbajtur me mundim tek bastuni i saj për të mbushur ujë tek burimi i fshatit. I dridheshin duart dhe këmbët, çdo hap e hidhte me mundim. Për aq ditë sa qendruam në atë fshat e ushqyem, e lamë dhe veshëm me rroba të pastra. Ndërkohë që e zhveshëm dhe pastruam vume re që trupi i është mbushur me plagë, mishin po ia hanë krimbat përsëgjalli. Një pëllëmbë e zorrës së trashë i ka dalë jashtë dhe e ka të pamundur të ulet, çdo lëvizje e bën me mund të madh. Elefteria, natën e kalon duke fjetur mbi gurë mbështjellë rreth vetes si fetus me dorën e vendosur si jastëk. Kam ftohtë na tha një nga netët, më gjeni ju lutem një batanije! Gjatë vitit, Elefteria është nën mëshirën e komshinjve të cilët i japin një çapë bukë për t’i mbajtur shpirtin gjallë. Dimrin na thanë e ka kaluar në acar, para shkallëve të kishës vetëm më një batanije të hedhur krahëve. Rreth 50 metra larg vendit ku qendron Elefteria gjendet shtëpia 4 katëshe e familjarëve të saj. Ata për fat të keq nuk i mundësojnë kujdesin e duhur. Banorët e fshatit na treguan që disa institucione shtetërore janë përfshirë mëparë në menaxhimin e rastit të Elefteries, por është e dukshme që këto përpjekje nuk kanë qenë serioze dhe situata e saj ngelet po aq e rënduar. INSTITUCIONET SHTËTËRORE DUHET TË MARRIN MASA TË MENJËHERSHME PËR TI DHËNË FUND VUAJTJEVE ÇNJERËZORE TË ELEFTERISË. SI MUND TË BËHET NJË SY QORR NDAJ NJË TË MOSHUARE QË PO VDES NGA URIA, I FTOHTI, PLAGËT E HAPURA NË TRUP. #NdihmoniElefterine

A post shared by Ola Bruko ♐️ ? (@olabruko) on