Vlorë, asnjë rast me covid-19, natë e qetë në urgjencë

Drejtoresha e spitalit rajonal Vlore znj.Bruna Mersini ne nje postim ne facebook ne profil e saj shkruan.

Statusi i plotë:

Miremengjes. Nate e qete, ne urgjence
,por eshte detyrim i githsecilit nga ne te kuptoj qe jemi ne nje lufte, qe armiku i padukshem ka hyre ne qytet sepse jemi qytet me numer te larte udhetaresh nga vendet e prekura.

Kufizoni ne ekstrem levizjet, nese arrijme te kontrollojme levizjet edhe higjenen jemi duke e carmatosur virusin.

Ekipet e urgjences jane perballe armikut, te paret, ndihmojini ata duke i telefonuar, vetem nese ju keni kolle te thate te menjehershme, temperature edhe veshtiresi ne frymemarje.

Ndergjegjesimi qytetar eshte aleati me i madh i mjekeve

Bashke ja dalim

As pulebardhat se braktisin detin kur eshte i trazuar,,, me thone infermieret e urgjences.