PD mblodhi Kuvendin dhe shkarkoi Alibeajn, Basha në Sarandë takim me demokratët
Ditën e sotme u mblodh Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, ku u vendos që Enkelejd Alibeaj të shkarkohej si kreu i Grupit Parlamentar, si dhe u mor vendimi që zgjedhjet për kryetarin e ri të zhvilloheshin në 22 Maj.
Ndërkohë, Lulzim Basha ka udhëtuar drejt Sarandës, ku ka zhvilluar një takim me simpatizantët dhe mbështetësit e tij.
Ai nuk mori pjesë në Kuvend pavarësisht se iu dërgua ftesa, ndëkrohë që është shprehur se po i zhvillon këto takime në disa qytete për të shpjeguar dorëheqjen e tij dhe për të bashkuar demokratët.