“Lashë nënën ta merrte deti”, rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarit në Himarë

Të mërkurën në mëngjes, Avdul Rama së bashku me nënën, babanë dhe një shok dolën në det për të mbledhur rrjetat.

Në portin e Himarës, ku familja vlonjate jetonte prej vitesh për punë, askush nuk i paralajmëroi për shtrëngatën.

Dallgët e përmbysën anijen e re 9 metra të gjate të blerë me borxhe. Rrëfimi i Avdulit është i dhimbshëm.

Ai tregon si doli me not në breg  e pasi la nënën e vdekur t’ia merrte deti.

Arsen Rama, djali tjetër i tyre nuk doli në det atë ditë, por ka qenë ai që ka kërkuar ndihmë në policinë kufitare, pasi asnjë familjar nuk i është përgjigjur telefonatës së tij kur pa motin e keq.

Familja Rama humbi kryefamiljaren por dhe barkën e blerë me shumë sakrifica. Dyert e shtëpisë në Vlorë, që ishin mbyllur 17 vjet më parë për një fat më të mirë, u hapën tani për mort nga një fatkeqësi që u mori gjithçka.