FOTOT/ Lulzim Basha takime në kafe me demokratët në Delvinë

Ish kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot disa takime me demokratët e qytetit të Delvinës.

Hari Imeri përmes një postimi ka treguar detajet se për çfarë është diskutuar.

“Sot pata kënaqësinë të prisja spontanisht mes miqsh demokratësh delvinjot në një kafe të qytetit të Delvinës z.Basha.

Ai shprehu mirënjohjen më të thellë për 547 anëtarët e degës tonë, dhe 2000 qytetarët e Delvinës që votëbesuan Partinë Demokratike me një rezultat historikë në këto 32 vite tranzicion.

Z.Basha shprehu gadishmërinë e tij të plotë për ta mbështetur Delvinën me të gjithë potencialin e tij, në të gjitha sfidat me të cilat përballet ky qytet me vlera dhe histori. Dhe një nga këto sfida është Reforma Territoriale.

Demokratët e Delvinës kanë qënë dhe kanë ditur të jenë shembull në raportet apo marrdhëniet me njëri-tjerin, përtej mendimeve ndryshe.

Zoti i bekoftë demokratët, Shqipërisë dhe shqiptarët kudo ku janë”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/