Jolio Dine sulmon ashpër Ina Zhupën: Në një vit ka ardhur 4 herë në Sarandë, për interesa të veta
Nga Jolio Dine
Sot 26 prill 2022, plot 1 vit nga dalja e rezultateve te zgjedhjeve parlamentare. Ne Bashkite Sarande, Konispol, Finiq e Delvine, Partia Demokratike mori plot 9 mije 530 vota.
Ne kete 1 vit a e dini se sa here ka shkelur ne kete territor deputetja e Partise Demokratike qe perfaqeson keto zona ne Parlament?
Vetem 4 here ne Sarande!
Asnjehere ne Konispol, Delvine e Finiq!
Arsyet e ardhjes ne Sarande:
1 here per te falenderuar komisioneret e PD
1 here per te perkrahur nje nga kandidatet per Kryetar te PDSH
1 here per mbledhje kryesie dhe per te levizur ne pak biznese ne qytet e per nje deklarate per shtyp
1 here per mbledhje me disa anetare te PD per te kryer gjoja bashkimin e tyre pas percarjes
Asnje takim me qytetare neper qytet, asnje me grupe interesi, asnje me njerez ne nevoje, operatoret turistike, peshkataret, fermeret, gazetaret, pensionistet, sportistet etj.
Nderkohe qe ne kandidatet qe u sulmuam deri ne palce per te mos u votuar, vazhdojme te jemi dite per dite krah qytetareve, pa pompozitet, pa fotografi, pa fasade, por gjithnje sic kemi bere ketu e vite me rradhe, KRAH BASHKEQYTETAREVE TANE!
Vecse kesaj rradhe gjerat jane ndryshe, shume me ndryshe se para 25 prillit, prevalojne gjera me te rendesishme se interesat e uleta e mediokre partiake.