VIDEO/ Skandali në Komisionin e Edukimit, Margariti- deputetes së Sarandës: Ti je fytyra e turpit, je anti-njeriu dhe anti-femra

Një debat i ashpër është zhvilluar ditën e sotme në Komisionin e Edukimit, ku deputetja demokrate është përplasur me ministren e Kulturës Elva Margariti.

Ministrja po fliste për Parkun e Butrintit, por nuk është lejuar nga deputetja demokrate, e cila e ka akuzuar ministren se do ta japë Butrintin ashtu siç dha Teatrin Kombëtar. Madje situata ka arritur deri aty sa deputetja është ngritur nga vendi dhe i ka hequr mikrofonin ministres dhe i është drejtuar me fjalët “turp, s’të vjen zor”.

Ndërkohë, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e ministres, e cila i ka thënë deputetes: “turpin ti e vesh përditë, je anti-njeriu dhe anti-femra”.

Pjesë nga debati:

Zhupa: Nuk vazhdon… (përplas dorën në tavolinë)

Margariti: Pas një prezantimi dhe patosi kinematografik, Butrinti nuk është personal as i imi as i joti, jemi këtu për këtë projektligj dhe deri më sot kalon akoma në të gjithë elementet e padijes. Jemi këtu për të informuar, shtuar elementet e dijes ku mungojnë….

Zhupa: Nuk vazhdon… (Ngrihet dhe i heq me forcë mikrofonin)

Maragriti: Të pëlqen s’të pëlqen do më dëgjosh deri në fund…

Zhupa: Turp!

Maragrititi: Ti je fytyra e turpit në këtë komision, anti-njeriu dhe anti-femra

Zhupa: Turp, të të vij zor nga vetja

Maragriti: Butrinti do i mbesë shtetit dhe do menaxhohet nga një fondacion i posaçëm