Kontrolle të shumta në Vlorë, policia bllokon shtatë automjete që lëviznin pa autorizime

Policia e Vlorës ka bllokuar shtatë automjete ditën e sotme, të cilët lëviznin në rrugët e qytetit pa autorizime.

Shumë uniforma blu populluan rrugët të cilët sot kishin një lëvizje të shtuar në krahasim me ditët e tjera të karantinës.

Për këtë arsye policia ka bërë kontrolle të shumta ku ka rezultuar se shtatë automjete lëviznin në rrugë pa autorizme.

Si rrjedhojë policia ka marrë masat duke i bllokuar, ndërsa shoferëve iu është hequr patenta.

Ndërkohë përsa i përket situatës në Vlorë ajo shfaqet si një nga qytetet e rregullta të kufizimit të lëvizjes kur përfundon afati i vendosur nga autoritetet, por ku qytetarët kanë të drejtë të lëvizin atëherë rastet e mosrrespektimit të masave janë të shumta.

Edhe sot qytetarët gjatë kohës që kanë dalë për të kryer shërbimet e tyre nuk kanë respektuar masën e sigurisë si dhe kanë qenë të pambrojtur.

Nuk mungojnë as rastet kur qytetarët që nuk kanë asnjë masë mbrojtëse.