Fshati Fanar i Sarandës me 36 pleq, më i riu 72 vjeç
Teksa ecën nëpër rrugët e fshatit Fanar 30 km larg Sarandës të duket se nuk ka më jetë. Nuk të sheh syri asnjë njeri.
36 banorët që kanë mbetur në këtë fshat janë mbi 72 vjeç. Askush s’hap portën për të panjohur. Përgjigjen vetëm në gjuhën greke si për të dënuar pushtetarët shqiptarë që e kanë harruar këtë minoritet.
Banori më i ri në këtë fshat është 72-vjeçari Theodhori Mitro.
Ish-kryeplaku i Fanarit është i vetmi që na hapi derën e shtëpisë dhe na foli shqip. Prind i 5 vajzave që kanë emigruar në Greqi, jeton vetëm me bashkëshorten. Sot e ka vizituar një prej vajzave.
Në fshatin me pleq nuk mjekë, infermierë apo qendër shëndetësore.
Theodhoriu ndihmon gjithë banorët.
“Qëndra më e afërt shëndetësore është 5 km në fshatin Pllakë. I çoj të sëmurë e vetë unë me makinën time e në 12 të natës në spital”, shprehet kryeplaku.
Nuk kanë ku të blejnë as ushqime në fshat nuk ka asnjë dyqan.
“Vijnë ambulantët dy herë në muaj me makina sjellin ushqime. me porosi I marr dhe në telefon dhe marri njerëzit.”
72 vjeçari është nga të paktët që punon tokën. Por çmimet gjithnjë e në rritje e kanë demoralizuar.
“Çmimet kanë vajtur në stratosferë. Vjet e kam blerë urenë me 60 mijë kujtalin sivjet 100 mijë lekë. Nafta vajti 2000, plus qiraja e tokës. Ku më ngelet lekë të përballoj problemet e shtëpisë. Vetëm me pensionin mbetemi. Aplikova për naftë po kur do na e japin. Po na i dhanë naftën dhe të ulen çmimet e plehrave kimike është më ndryshe”, shprehet kryeplaku për Abc.
Nga fshati po ikin e pleqtë. Kur vdes një prej bashkëshortëve tjetri bashkohet me fëmijët në emigrim.
“Vdiq njëra javën e parë tjetri iku, çdo bënte vetëm këtu?”
Me shumë gjasa ky fshat pas një dekade do mbetet vetëm në hartë, pasi s’do ketë më asnjë banor.