Qafë-Botë, arrestohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në afërsi të PKK Qafë Botë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim me inicialet L. R., 44 vjeç, banues në Përmet.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me vendimin e datës 03.03.2022, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 26.02.2022, në aksin-rrugor Gjirokastër-Kakavijë, ku shtetasi L. R., pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet e Policisë, nuk i është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe ka braktisur automjetin me të cilin transportonte disa emigrantë të paligjshëm.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Gjirokastër.