Butrinti del i humbur nga transferta kundër Tërbunit

Butrinti nuk ka arritur dot të marrë qoftë edhe një pikë në duelin e mbijetesës kundër Tërbunit të Pukës.

Sarandiotët u mposhtën në transfertë me rezultatin minimal 1-0.

Golin e fitores për vendasit e shënoi A. Keko në minutën e 34-të, duke i dhënë një fitore të rëndësishme skuadrës së tij.

Pas kësaj disfate Butrinti mbetet në vendin e 11-të me 27- pikë të grumbulluara.

Ndeshja e radhës do të jetë në Sarandë kundër Tomorrit të Beratit. /Sarandanews.com/