Sarandë, zona “Baba Rexhepi” furnizohet me ujë të pijshëm në prag të sezonit turistik

Zona e Limionit pranë rrugës “Baba Rexhepi” do të furnizohet rregullisht me ujë në prag të sezonit turistik.

Kjo u deklarua së fundi nga një zyrtar i Ndërmarrjes Ujëjsellës Kanalizime sha. në Sarandë.

Gjatë mbledhjes së fundit të Këshillit Bashkiak të Sarandës në një raportim për ecurinë e punëve të kësaj ndërmarrje dhe pritshmëritë për  2022-shin, Cane Alikaj duke folur për Ujëjsellës Kanalizime sha. në Sarandë, dha spjegime edhe për furnizimin me ujë të banorëve të Lagjes nr. 4, më saktësisht të zonës së Limionit pranë rrugës “Baba Rexhepi”.

”Aty po ecet me ritme të mira pune.Nuk kemi një datë të saktë të themi për investimin ne “Baba Rexhepi” dhe rrjetin shpërndarës atje, por mund të themi se para sezonit invesitmi do të jetë    I përfunduar”-është shprehur  Cane Alikaj, përfaqëuesi i Ujesjëllë Kanalizime sha në Sarandë.

Rëndësi ka që në terren po punohet dhe banorët pranë Limionit I ndjekin punimet më sy e mendje si më të interesuarit. Sa për atë se sila dartë quhet fillim I seoznit ruistik ,kjo, ështe një tymnajë e paqartë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro , si anhëtare e Qeverisë Rama,  ka shpallur 1 majin, si fillim të sezonit turistik 2022. Nëse edhe Ujesjellës Kanalizime e ka fjalën për këtë datë që thotë Qeveria, I bie që “babarexhepasit”-sipas termave që përdorin zyrtarët lokalë sot, të shohin ujë në çezmat e reja për dy muaj.