Një arrestim e dy procedime është bilanci i fundit i Policisë së Sarandës: Nga llotot e paligjshme e deri te ndotja mjedisore

Një arrestim e dy procedime është bilanci më i fundit i Policisë së Sarandës: Nga llotot e paligjshme e deri ndotja mjedisore

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ‘Organizimi i lotarive të palejuara’, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë janë proceduar penalisht shtetasit:

– V. B., 53 vjeçe, banuese në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale ‘Ndërtimi i paligjshëm’, pasi u konstatua duke kryer punime në pronën e saj, pa lejen e organeve kompetente;

– Q. Rr., 59 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale ‘Menaxhimi i mbetjeve’, pasi është kostatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane jashtë vendit të përcaktuar’”, thuhet në raportin zyrtar.