Portali dixhital, vijon me shpifjet dhe keqpërdorimin e qytetarit me ndihmat
Një portal në Sarandë, në vend të informimit korrekt, është kthyer si qytetar i famshëm “dixhital” që njihet për shpifjet e ulëta që publikon.
Sot ky portal bashkë me Partinë Demokratike, kanë shpifur duke keqpërdorur një familje, e cila sipas tyre kishte kërkuar ndihmë në Bashki dhe ishte nuk ishte ndihmuar.
Nga verifikimet rezultoi se gjithçka ishte e pavërtet dhe në videon e publikuar nga Sarandanews.com, qytetari e pranon se nuk ka kërkuar ndihmë nga Bashkia.
Gjithsesi, qytetari është furnizuar me ushqime nga Bashkia dhe i është bërë e ditur se për çdo nevojë t’i kontaktojë.
Por, në mënyrë aburde dhe ç’njerzore në këto momente të vështira, portali i drejtuar nga PD-ja, vijon dhe abuzon në emër të qytetarit, duke i kërkuar që të vijojë sulmet ndaj Bashkisë.
Edhe pse e verteta është si më poshtë në këtë video ku personi rrëzon pretendimet e tyre. /Sarandanews/
VIDEO/ Marrin fund spekulimet, qytetari nga Saranda i keqpërdorur nga PD tregon të vërtetën e ndihmave ????
Posted by Sarandanews.com on Thursday, March 26, 2020