Finiq, Romeo Çakuli takim me me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë: Ja çështjet e diskutuara

Kryetari i bashkisë së Finiqit, z. Romeo Çakuli ka zhvilluar  një takim zyrtar  me Ambasadoren e Greqisë në Tiranë, znj. Konstantina Kamitsi, e cila vizitoi Bashkinë e Finiqit e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Gjirokastrës, z. Dimitrios Sacharidis.

Në mënyrë të veçantë, në rendin e ditës të diskutimeve ishte vendimi i fundit pozitiv i gjykatës për çështjen e Kostarit, si dhe mbi 30 çështje të lidhura me zhvatjen e pronave, të cilat janë në zhvillim e sipër dhe shpresojmë se do të kenë një përgjigje të ngjashme pozitive.

Gjithashtu, gjatë takimit u diskutuan çështjet e bashkëpunimit dhe zhvillimit, çështjet e vetëqeverisjes vendore, regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, thjeshtësimi dhe përshpejtimi i procesit të marrjes se shtetësisë për homogjenet dhe pensionet.