Nga Elbasani në Sarandë, familja me 3 të mitur në skamje, kërkon punë
9 vjet më parë familja Bajrami u zhvendos nga një fshat i Elbasanit për një jetë më të mirë në lagjen 6 të Sarandës. Vitet e para punonin dhe siguronin të ardhur. Me kalimin e viteve filluan të hasin vështirësi për të punësuar.
Sot çifti Bajrami bashkë me tre fëmijët e mitur jetojnë në varfëri ekstreme, në këtë banesë ku qiraja kushton 3 mijë lekë në muaj.
Siç shihet e nga pamjet ju rrezikohet jeta dhe shëndeti.
“Ç’punon burri hamë. Përkrahje sociale nuk marrim. Këto që shihni këtu mi kanë dhënë komshinjtë. Kam marrë borxhe nga e keqja, do ushqej fëmijët”, thotë qytetarja.
Prej lagështisë djali I vogël sëmuret shpesh.
“Ndikon keq më ka thënë e doktori djalin duhet ta largosh, po skam ku të shkoj se qiratë e banesave janë të shtrenjta. Çuni sëmuret vazhdimisht”.
Në këto ditë të ftohta mblidhen të gjithë në një dhomë. Nuk kanë lekë të blejnë dru. Shkarpat I mbledhin në natyrë.
“Kemi pasur shumë ftohtë. Gjejmë dru e ngrohemi i gjemë vërdallë. Taracën e kemi mbuluar me mushama se beton nuk mban se është lagështi dhe bie suvaja poshtë. Flemë këtu të tërë”, kanë thënë ndër të tjera ajo.
Vjollca nuk do ti shtrijë dorën askujt, do vetëm një punë të përhershme. Ndaj kërkon ndihmë nga bizneset apo nga pushteti vendor.