“Motive pronësie”: Godet me grusht një shtetase, dergohet ne prokurori delvinjoti

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, në ngarkim të shtetasit N. B., 60 vjeç.

Kjo pasi ky i fundit gjatë një konflikti për motive pronësie, ka goditur me grusht shtetasen me inicialet M. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.