Butrinti merr një pikë të rëndësishme në transfertë kundër Burrelit

Butrinti ka marrë një pikë të rëndësishme sot në një transfertë mjaft të vështirë.

Ekipi i drejtuar nga Artan Bano doli me një pikë nga sfida e luajtur kundër Burrelit, e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Një 90- minutësh i luftuar nga të dyja ekipet, me Butrintin që merr një rezultat të kënaqshëm nga ky takim.

Ndeshja e radhës do të jetë në stadiumin “Andon Lapa” kundër skuadrës së Lushnjes.

Aktualisht Butrinti renditet në zonën e ftohtë në vendin e 12-të me 18 pikë të grumbulluara. /Sarandanews.com/