Sarandë, Gurma: Draft-projekti i Bashkisë për ujësjellësin nga Tatzati, kushton rreth 25 milionë euro
Draftprojekti i Bashkisë për ujesjëllësin e ri të Sarandës me vendmarrje uji nga burimet e Tatzatit kushton rreth 25 milionë euro.
Kjo u bë e ditur sot ngaa Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma gjatë mbledhjes se fundit të këshillit bashkiak e cila iu kushtua kryesishst miratimit të buxhetit të ri për vititn 2022.
Gurma vuri në dukje se një kosto e tillë mund të përballohet nga buxheti i shtetit ose donator të tillë si KFB(Banka Gjermane për Zhvillim).
Saranda dhe Ksamili sikurse pjesa më e madhe e qyteteve në Shqipëri, megjithë përmirësimet e herëpashershme, nuk e ka zgjidhur tërësisht furnizimin me ujë të pijshëm e të rrjedhshëm 24 orë.