Delegatët e Sarandës, Matilda Qurku kundër Bardhit: Ishin socialistë dhe njerëz pa funksion

Ish sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, ka reaguar pas publikimit të emrave të delegatëve nga ana e sekretarit të përgjithshëm Gaz Bardhi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Qurku shkruan se nga 7 emra delegatësh disa ishin socialistë dhe pa funksion.

“7 emra delegatësh nga Saranda  dëgjova unë,se u shkëputën mediat,dhe nga këta 1 ishte socialistë, 2 antarë partie pa funksion por ama ishin delegatë në 18 dhjetor”, shkruan Matilda Qukru. /Sarandanews.com/