“Lekët t’i solla te shtëpia, në Kuvend nuk të pashë”, Ina Zhupa përgënjeshtron mesazhet që qarkulluan në rrjet: Fotomontazh, kam bërë kallëzim penal

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me disa foto që kanë qarkulluar në rrjet, të një bisede ku pretendohet se kjo e fundit i kërkonte llogari një demokrati se pse ka munguar në Kuvendin e 18 Dhjetorit.

Zhupa thotë se kjo bisedë ka qenë e gjitha një montazh dhe se ka bërë kallëzim në Prokurori ndaj qytetarit që kishte shpërndarë lajmin e rremë në rrjetet e tij sociale.

“Nëse mendojnë se me shpifje, montazhe dhe sulme te ulta do fitojnë terren tek demokratët e kanë gabim.

Nëse mendojnë se demokratët bien pre e sulmeve të paguara prap e kanë shumë gabim!

Nëse mendojnë se kështu me intimidojnë mua e keni edhe me shumë gabim, veç me motivoni të vazhdoj betejen për të ardhmen e PD! Për ta kuptuar ju ftoj të shikoni mbi 1020 prononcimet e mia publike që nga 2014 e deri sot, për aferat e Rilindjes, ku personazhet e denoncuar janë nga më të fuqishmit e qeverisjeve Rama!

Sot kam depozituar kallëzim penal, për montazhin dhe fallsifikimin që qarkullon në rrjetet sociale duke u paraqit si komunikim i derguar nga unë. Cdo njeri pak racional s`ka rëne pre e këtij montazhi dhe falssifikimi të turpshëm!

Tani është detyra e organeve të hetimit të zbulojnë origjinën e montazhit dhe të cojnë para drejtesise abuzuesit që kanë kryer këtë krim. Çdo profil personi qe qarkullon këtë shperndarje foto-montazhi përbën veper penale dhe kompetencë e organeve të hetimit për ta ndjekur.

Nderkohe makineria e shpifjeve vazhdon prodhon lajme të rreme dhe ju garantoj që do të marrin të njejten pergjigje: Kallezim Penal!”- deklaron Zhupa.