Lojtari italian largohet nga Butrinti: Do shoh për një eksperiencë të re

Nico Paterni ndërpret bashkëpunimin me Butrintin.

Për italianin ndeshja me Turbinën do të jetë e fundit me fanellën e klubit tonë.

Anësori bëhet lojtari i parë që largohet pasi i përfundon kontrata 6 mujorshe.

“E dua Sarandën dhe sarandiotët por po largohem për të luajtur në nivele më të larta.

Ndoshta rikthehem në Itali ose një opsion është edhe Superliga. Faleminderit për mikpritjen”, shprehet Paterni për faqen KS Butrinti.

Faqja KS Butrinti, edhe në emër të tifozëve sarandiotë, i urojnë suksese dhe mbarësi në karrierën e tij futbollistike.