Akte të turpshme në Sarandë: Shkatërrohen koshat e stolat në qytet
Disa skena të turpshme kanë ndodhur sërish në Sarandë nga qytetarë të papërgjegjshëm.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, disa persona kanë shkatërruar stolat e koshat e vendosur në qytet.
Policia rendit ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve duke e arrestuar pas këtyre akteve vandale karshi pronës publike.
Pamjet janë të trishta dhe ftohen të gjithë qytetarët që të denoncojnë këta individë dhe të mirëmbajmë hapsirat e përbashkëta. /Sarandanews.com/