Zjarr i madh në Delvinë, ullishtja në flakë

Një zjarr masiv po djeg në këto momente një ullishte në fshatin Stjar të Delvinës.

Ullishtja e cila digjet ndodhet në vendin e quajtur Matomar.

Për fikjen e zjarrit në vendngjarje kanë shkuar edhe forca zjarrfikse nga Delvina.

Në mbështetje të tyre marrin pjesë edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.