Në kërkim të një vendi pune, Engjëllushe Mato nga Saranda çudit me nostagjinë për Enver Hoxhën

Kjo është lagjia e njohur si gjashta në Sarandë. Shumë banorë të saj gjatë verës lëshojnë dhoma me qera për turistët.

Këtë vit kur pandemia ndikoi negativisht në sektorin e turizmit dhe dhomat e banesës së familjes Mato pothuajse gjatë gjithë verës kanë mbetur bosh.

Zonja e kësaj shtëpie, Ëngjëllushja edhe pse këtë sezon veror uli në maksimum çmimet nuk u shpërblye.

“Në raport me vjet është zero. 15 mijë lekë nuk del vetëm lara e rrobave. Kam filluar që në mars t’i bëj gati”, thotë ajo.

Familja e saj jeton me të ardhurat që mbledhin gjatë verës. Nëse do kishte një punë fikse do ta kishte më të lehtë të kalonte dimrin.

Përbuzja e organeve na detyroi që të bëjmë këtë punë”, shprehet Ëngjëllushja.

Ajo ka trokitur dhe në dyert e Bashkisë por nuk gjeti zgjidhje.

“Të detyruar nga papunësia. Përkrahje nuk kemi. Vajta te bashkia dhe i thashë kam marrë një kredi dua punë. E di kohën e Enverit ti më tha, po të ishte koha e Enverit as ti nuk do ishe këtu i thashë unë”, thotë ajo.

Kushtet ekonomike e kanë bërë nostagjike për kohën e komunizmit.

“Ky qe për të gjithë popullin fukara. Për mjekësinë që kishte, ishte flori, të gjendej mjeku në 2 të natës. Prandaj e mbaj. Pa bukë nuk la asnjë. E mbajti të mbyllur, por i kishte të gjithë në punë sipas kategorive”, thotë ajo.

Ajo thotë se pensioni i bashkëshortit është i pamjaftueshëm për të jetuar ndaj dhe ka një apel për të zgjedhurit vendorë.