Bashkia Sarandë partnere me nje program të BE-s, fton OSHC të aplikojnë për projekte.
Bashkia e Sarandes per here te pare ka marre rolin e veshtire të partnerit me nje program të BE-s, duke lançuar thirrje dhe duke ftuar OSHC të aplikojnë për projekte.
Burime zyrtare bene te ditur se behet fjalë për partneritet me programin ‘ReLOaD2‘ dhe se gjate kesaj jave e ne vijim, shpall thirrjen e parë publike për organizatat e shoqërisë civile për dorëzimin e projekt propozimeve në programin rajonal për demokracinë vendore në ballkanin perëndimor ‘ReLOaD2”.
Objektivi specifik i Programit është të forcojë bashkëpunimin midis qeverisjes vendore dhe organizatave të shoqërisë civile në Ballkanin Perëndimor duke forcuar transparencën për financimin e Organizatave të Shoqërisë Civile nga buxheti i qeverisjes vendore.
Gjithashtu progami ReLOaD synon të promovojë angazhimin qytetar me fokus të veçantë tek të rinjtë në mënyrë që të bëhen pjesë e proceseve vendimmarrës në funksion të zhvillimit të komunitetit.
Mësohet se keto projekt-propozime duhet te jene në përputhje me objektivat zhvillimor dhe prioritetet e Bashkisë Sarandë ne disa nga fushat kryesore si: 1. Shërbimet Sociale,2. Turizmi dhe kultura dhe 3. Mjedisi.
Nderkohe, behet e ditur nga te njejtat burime se shuma e fondeve për projektet e miratuara do të jetë nga 700.000 Lekë deri 2.000.000 Lekë.
Programi ReLOaD2 do të mbështesë gjashtë bashki partnere[ Kamëz, Kavajë, Kukës, Lushnje, Patos, Sarandë.) duke filluar nga rritja e kapaciteteve të vete stafit të Bashkisë për ciklin e menaxhimit të projekteve dhe metodologjisë LOD, grant, asistencë teknike gjatë shpalljes dhe zbatimit të thirrjeve publike, asistencë teknike gjatë zbatimit të thirrjeve publike të pavarura si edhe për fuqizimin e rinisë në territorin e saj.
Në datë 9 dhe 10 Dhjetor 2021, në sallën që ndodhet në mjediset e Bashkisë Sarandë, do të organizohet trajnimi dy ditor me ekspertët e ReLOaD mbi ciklin e menaxhimit të projekteve për përfaqësuesit e të gjithë OSHCve të interesuara për të aplikuar në kuadër të kësaj thirrje. Trajnimi do të fokusohet në paketën e aplikimit të kësaj thirrje, si dhe do të përmbajë njohuri të tjera më të gjera që lidhen me menaxhimin e projekteve.
Po keshtu mesohets e ekspertët e ReLOaD do të jenë të pranishëm në zyrat e Bashkisë në datë 15 dhe 16 Dhjetor 2021, për të organizuar sesione trajnimi specifike me organizata të cilat janë në fazën e shkrimit të projekt propozimit, në kuadër të kësaj thirrje.
Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 2 (ReLOaD2) është një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga PNUD në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë. Ky program është vazhdim i nismës Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD, 2017-2020). Buxheti total i ReLOaD2 është 12.63 milionë euro (15.06 milionë dollarë). Ndërsa komponenti për Shqipërinë është 1.2 milionë euro (1.4 milionë dollarë). Kohëzgjatja e projektit është 48 muaj (Janar 2021 – Dhjetor 2024). Objektivi i përgjithshëm i ReLOaD2 është të forcojë demokracitë gjithëpërfshirëse në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit në BE. Projekti do të punojë për fuqizimin e shoqërisë civile dhe rinisë që të jetë pjesë aktive në vendimmarrje, duke nxitur një mjedis ligjor dhe financiar në funksion të shoqërisë civile.