Adrian Gurma me ambasadorin e Rumanisë: Bashkëpunim në fusha të ndryshme dhe binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka pritur në zyrën e tij në bashkinë e Sarandës Ambasadorin e Rumanisë Octavian Ṣerban.

Tema e diskutimit mes tyre ka qenë bashkëpunimi në fusha të ndryshme dhe mundësia e binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani

“Me shume kënaqësi diskutuam sot me Ambasadorin e Rumanisë, z.Octavian Ṣerban dhe Keshilltarin Ekonomik Cristian Dan Cutaṣ, për forcimin e bashkëpunimit në ekonomi, arsim, turizëm e fusha të tjera, si dhe mbi mundesine e binjakëzimit të Sarandës me qytete në Rumani”, shprehet kryebashkiaku Adrian Gurma.