VIDEO/ Rama publikon pamje nga shëtitorja: Saranda e bukur

Shëtitorja “Naim Frashëri” në qytetin e Sarandës ka marrë tashmë një pamje të re me infrastrukturë moderne, teksa jemi në prag të sezonit veror turistik.

Këtë diel kjo shëtitore është e mbushur me vizitorë të shumtë, të cilët kanë zgjedhur si destinacionin e fundjavës Sarandën.

“Saranda e bukur” shprehet Kryeministri Edi Rama teksa ka publikuar sot pamje nga  shëtitorja dhe qyteti bregdetar.

Në videon e publikuar shihen qytetarë të shumtë të grupmoshave të ndryshme në këtë shëtitore.

Shume prej tyre shëtisin duke shijuar bukurinë e bregdetit, të rinjtë gjithashtu argëtohen duke bërë foto e të vegjlit duke lozur me njëri-tjetrin.

Investimet e kryera në shëtitoren e këtij qyteti bënë një transformim thelbësor të bregut të qytetit mikpritës. Me transformimin e shëtitores kanë fituar shumë edhe bizneset pasi është rritur shumë vlera e pronës.

Shëtitorja “Naim Frashëri”, e cila pritet të përfundojë më 15 maj është një hapësirë publike shumëfunksionale dhe në shërbim të banorëve e pushuesve gjatë sezonit turistik.

Në shëtitore mbizotërojnë elementë që e ruajnë identitetin e qytetit, si për shembull porta hyrëse e Onhezmit, skulptura të realizuara nga artistë lokalë, sheshi i shatërvanit, pemët ekzistuese dhe zonat e gjelbra, pishina e hapur, etj.