Bashkia Sarandë një ftesë për fëmijët që duan të jenë pjesë e Orkestrës Frymore të Qytetit
Bashkia Sarandë ka marrë inisiativë që të mundësojë një brez të ri instrumentistësh, të cilët do trashëgojnë tranditën e Fanfarës së qytetit, apo ndryshe bandës muzikore, e cila, kur del në rrugë, është dhe aq tërheqëse për të vegjlit.
“Për të gjithë fëmijët 8 – 14 vjeç, që duan të jenë pjesë e Orkestrës Frymore të Qytetit, hapen audicionet nga datat 22 nëntor deri më 20 dhjetor 2021. Të gjithë të interesuarit mund të paraqinten pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve, çdo ditë në oraret 09:00 – 13:00 dhe 17:00 – 19:00.
Eja edhe ti bëhu pjesë e Orkestrës së qytetit tonë!”, thuhet ne njoftim.