Fate Velaj promovon librin e tij të ri në Sarandë

Deputeti i Partisë Socialiste, Fate Velaj, ka promovuar në Sarandë librin e tij të ri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale kryebashkiaku Adrian Gurma, shkuran se përveç promovimit të librit, Fate Velaj festoi edhe ditëlindjen në Sarandë, qytet të cilin e adhuron.

“Në një peizazh të magjishëm të Sarandës,nga veranda e Bar “Riviera”, mes krijuesish,miqsh të leximit dhe të krijimit,u promovua trilogjinë ????KREUZTANNE (Udhëkryqi), e Fate Velaj,si dhe librin politiko-kulturor “100 hapa brenda Europës”.

I dashuruar me Sarandën,por edhe i vlerësuar nga personalitete të përmasave botërore, duke nisur me Ismail Kadarenë,ai është aq modest në madhështinë e vet,të njeriut që prodhon kulturë e art dhe bën diplomaci kulturore.

Ditëlindjen e tij, ai e festoi mes nesh dhe në Sarandën❤️e adhuruar.

E uruam të bëhet edhe ????vjeç, aq sa ai i numëron hapa të tij brenda Europës,ku duam të shkojmë➡️”, shkruan Gurma i cili ka publikuar fotot nga ceremonia e promovimit të librit.

Të pranishëm ishin dhe deputeti i zonës Alket Hyseni si dhe kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. /Sarandanews.com/

Në një peizazh të magjishëm të Sarandës,nga veranda e Bar “Riviera”, mes krijuesish,miqsh të leximit dhe të…

Posted by Adrian Gurma on Sunday, August 2, 2020