Kolaudimi pritet të rifillojë në prill me afate të reja!

Në prill pritet të rinis Kolaudimi i automjeteve, pas ndryshimeve që po pëson Kodi Rrugor Burime nga DPSHTRR thonë se brenda muajit prill rifillon procesi, pas një pezullimi nga muaji janar, për shkak të amortizimit të pikave të kontrollit teknik gjatë kohës që administroheshin nga koncesionari.

Tashmë kolaudimi është nën përgjegjësinë e DPSHTRR dhe ka ndryshime, ku kontrolli teknik nuk do të kryhet çdo vit, por me afate të tjera. Ndryahimet e propozuara nga qeveria parashikojnë që kontrollit teknik (kolaudimi) i makinave nuk do të bëhet më çdo vit, por një herë në dy vjet. Pra, kushdo që ka një makinë personale, kolaudimin do të bëjë një herë në dy vjet.

Makinat e reja nuk do të kryejnë kontroll teknik tre vitet e para nga data e regjistrimit. Përjashtim përbëjnë taksitë, autoambulancat, furgonët, autobusët dhe të gjitha llojet e kamionëve, pra mjetet e transportit të mallrave, të cilat do të kryejnë kontrollin teknik një herë në vit.