FOTO/ Ja polici nga Saranda që ka kryer marrëdhënie me 13- vjeçaren

Policia e Sarandës ka arrestuar dy persona të moshës 62 dhe 63 vjeç pasi akuzohen se shfrytëzuan për prostitucion një të mitur 13-vjeçare. Madje, njëri prej të arrestuarve është polic dhe punonte në Pikën e Kalimit Kufitar të Rripsit.

Ata janë identifikuar si  Petraq Rako, 63 vjeç, punonjës policie Trup Shërbimi në PKK Rrips dhe S.K., 62 vjeç, banues në fshatin Xarrë, Konispol.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që Petraq Rako, i arrestuar tashmë nga kolegët e tij, në vend që ta mbronte të miturën 13-vjeçare e cila shfrytëzohej nga shtetasi S.K., pasi ka mësuar këtë fakt, ka kryer edhe vetë marrëdhënie me vajzën.

“Pas një hetimi një mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambjent për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: – 2 automjete; – 4 aparate celularë; – një sasi vlere monetare e dyshuar si e përfituar nga veprimtaria kriminale si dhe është vendosur sekuestro konservative ndaj ambienteve të përshtatura për ushtrimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Materialet proceduriale të arrestimit në flagrancë të shtetasve të mësipërm do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”./