Grabitja me armë e shtëpisë së noterit në Sarandë, Thoma Kaçit i dënuar më herët me 9 muaj burg për shitjen e disa apartamenteve, pistë hetimi konfliktet e mëparshme
Një grabitje me armë ka ndodhur paraditen e kesaj te merkureje në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 ku disa persona me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë.
Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lekë të vjetra.
Nderkohe që te tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me grabitjen në banesën e noterit Thoma Kaçi.
Bëhet me dije se noteri Kaçi është dënuar më herët me 9 muaj burg për shpërdorim detyre për shitjen e disa apartamenteve.
Pikërisht konfliktet e noterit për disa apartamente në Sarandë është një nga pistat e grabitjes që po hetohen.