Ina Zhupa: Me 25 prill na i blenë votat

Ina Zhupa gjatë një interviste për “Fax News” ka folur për situatën politike në vend, raportin e Këshillit Europian dhe vaksinimin e detyruar të studentëve.

Deputetja e PD-së, u shpreh se raportet ndërkombëtare kanë evidentuar problematikën për shit-blerjen e votës më 25 prill dhe funksionimin e pushtetit me qëllim për të fituar vota.

Zhupa gjatë fjalës së saj, u shpreh kundër vaksinimit të detyruar të studentëve duke hedhur akuza në drejtim të Komitetit të Ekspertëve të cilat sipas saj marrin urdhra politike nga Edi Rama.

“Raporti evidenton shumë qartë që vota ishte e kontrolluar dhe është blerë, administrata duhet politizuar, ka shërbyer për të marrë votën. Shteti me paratë e tij fondet shkuan në nevoja për marrjen edhe blerjen e votës, këto janë thënë nga një organizëm që nuk kanë lidhje me PD.

Ju e patë që raporti është si një kopje e atyre që PD ka thënë duke filluar nga emërimi i zëdhënëses së PS në krye të AMA-s, një institucion që duhet të jetë i pavarur që të jetë një autoritet mbi palët. Në momentin që vendos zëdhëndsja e kryeministri atëherë është minuar ky pozicion që do të jetë mbi palët. Është detyrim ligjor që TVSH të ketë përfaqësues nga mazhoranca dhe opozita, por në realitet kemi 8 anëtarë të mazhorancës duke bërë porpagandë për qeverinë. Media e lirë ka një përfitim kryesor,m të funksionojë si pushte i katërt. Në momentin kur kap këto institucione ti ke minuar fjalën e lirë. PD në bashkëpunim me ndërkombëtarët kanë mundësi për të bërë procese të duhura duke kthyer në ligjshmërinë votat dhe të kthehet cdo gjë brenda Kushtetutës.

Kryeministri mund të hedhë poshtë nga një raport që uk është bërë nga palët politike në Shqipëri, ai ishte një skaner i gjendjes aktuale në Shqipëri. Kryeministri s’ka nevojë të na tregojë ndonjë gjë të madhe pasi mediat i ka quajtur kaza, ai në konferencat zgjedh gazetarët që do. Ligji për shpifjen e kanë kthyer që të vijë. Rama duhet të mbajë përgjegjësi duhet të kundërpërgjigjet me përgjegjshmëri për të parë të ardhmen.

Ndryshimet Kushtetuese – 3 çeshtje themelore, zhbërja e ndryshimeve kushtetuese të njëanshme. Mazhoranca shkatërroi zgjedhjen dhe votën, deputet iu kthyen në numra , nuk u lejuan koalicionet që janë normale në vendet e tjera. Reforma territoriale është e nevojshme të bëhet, PD edhe po të ishte në mazhorancë nuk duhet të ishte sjellë kështu. Në reformën territoriale është ngritur në parime që i shërben qytetarëve.

Ne kemi diskutuar me qytetarët për mungesën e shërbimeve, s’ka të bëjë me politikë, qytetarë që jeton në Delvinë duhet të shkojë për një pasaportë deri në Vlorë, shërbimi cilësia e tyre lëvizja e bashkisë për nevojat e qytetit. Bashkia kur është më e madhe nuk merret dot me korsinë e bicikletar në qytet dhe pastaj harron fshatin me kanalet vaditëse.

Në komisione do të diksutohen ndryshimet kushtetuese, dy palët duhet të diskutojnë për parimet, këto 3 pika të vendosjen si të nevojshme për qytetarët. Politika të ndahet nga krimi klientet dhe mafia, i kapin politikanët për hunde që të bëjën lidhe në favor të tyre. vota të lexohet e drejtë.

Studentët, vaksinimi i detyruar – Unë e kam ndiekur në dy pozicione si pedagoge por edhe si deputete. Situata është e keqmenaxhuar që në fillim. E gjitha ka nisur që nga data 26 gusht ku kryeministri e tha si me batutë që mund të vijë momenti që studentët të vaksinohen me detyrim. pas kësaj komiteti i ekspertëve është bërë komplet politik duke i shërbyer politikës. Komiteti merr urdhra nga Rama që vaksinimi të bëhej i detyrueshëm, studentë nuk kanë besim vaksinat në Shqipëri kanë ardhur me canta , nga vende anonime. vaksinat që flasim sot janë në prag të skadencës, vaksinat në fillim kanë ardhur të pacertifiokuara nga EMA, normalisht që studentet do të kenë kundërshtimet e tyre për të bërë vaksinën. Duhet të ishte zhvilluar me bashkëbisedim, saqë lejohen stadiumi plot, teatri plot, sheshi plot, cdo ndodhë me studentët nëse futen në auditor? Mund të bëheshe normalisht që të futen ën auditore dhe askush urdhër ministre nuk ndal dot të drejtën e studentit për tu arsimuar. Pjesa që ishte absurde duke arritur deri aty që roje securety u vendosën përballë tyre për të marrë certifikat vaksinimi, nuk i jepet rojes nuk lejohet në asnjë vend të botës, ishte një corganizim i organizuar që nuk ka prioritet për studentët, i bën me këto për shoë sepse i kanë ngelur vaksinës dhe hajde tja bëjmë atyre. Duhet të ishte një punë sensibilizuese”, tha Ina Zhupa.