Viztorë dhe një surprizë të veçantë nga fëmijët për kryebashkiakun Adrian Gurma

Vizitorë krejt të veçantë kanë kërkuar dhe kanë shkuar sot në zyrën e Kryebashkiakut Adrian Gurma.

Ata kanë qenë 5 banorë të Shtëpisë së Fëmijëve “Vangjel Pulla” të Sarandës, kryesuar nga piktori i vogël, Aleksi.

Surpriza e tyre për Kryebashkiakun ishte një pikturë-aplikacion që paraqet një pemë, në çdo gjethe të së cilës shkruhej një emër nga grupi realizues. Në vend të nënshkrimit, ata mbishkruanin “Fëmijët e zemrës”.

Puna e tyre plot fantazi, talent dhe dashuri, zuri vend në tryezën e punës së Kryetarit Gurma.

Ndërkohë, dhurata e tij për fëmijët kishte gjithashtu simbolikë dhe dashuri, si dhe telajo e penela piktori, në mbështetje të prirjes së tyre për pikturë.