Finiq, rikonstruktohet rruga hyrëse e fshatit Pandalejmon

Grupet e shërbimeve të Bashkisë Finiq u angazhuan këto ditë tek rruga që lidh aksin kryesor me fshatin Pandalejmon, për restaurimin e rrjetit rrugor të dëmtuar për shkak të reshjeve të dendura të shiut që mbizotëruan ditët e fundit në zonë.

Grupi i punëtorëve dhe makineritë e Bashkisë, punuan në restaurimin e rrjetit rrugor, madje edhe me shtrimin e zhavorrit në vende që kishin nevojë për ndërhyrje të menjëhershme .

Duhet të theksohet se, është parashikuar në planin e drejtorisë së shërbimeve, shtrimi i pjesëve të rrugëve të brëndshme të fshatit që kanë nevojë për restaurim të menjëhershëm , gjë do të realizohet së shpejti.