Dy persona iu futën me dhunë në banesë, ky është noteri që u grabit në Sarandë
Personi në foton e më poshtë është Thoma Kaçi, noteri që u grabit në Sarandë.
Policia e Sarandës njoftoi se rreth orës 08:10, në sallën operative ka telefonuar Kaçi, banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.
Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia ka shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.