Matilda Qurku: Taulanti e kapi “peshkun e madh” tek prona e Klemend Balilit, “Escobarit” te Ballkanit

Sekretarja e PD Sarandë, Matilda Qurku, ka sulmuar kreun e grupit parlamentar të PS-së Taulant Ballën.

Përmes një statusi në rrjetet sociale Qurku shkruan se Balla peshkoi tek prona e Klemend Balilit, ose siç e cilëson sekretarja e PD Sarandë, Escobari Ballkanit

“Ne fakt Taulanti nuk qenka dhe aq “i vogel” dhe peshku nuk qenka fare i madh.
Taulanti eshte shume i madh perderisa nuk i ben syri terr, por shkon e peshkon pikerisht tek “prona” e Escobarit te Ballkanit,ne Vivar te Butrintit.

Kjo tregon edhe njehere se sa fije te holla e lidhin politiken me krimin dhe se si qejfet dhe hobbyt politikanet tane i ndajne me ata qe vendin e kane prapa hekurave.

SPAK ne fakt qenka KAPS sepse jo vetem nuk sheh Taulantin por harron qe ajo prone po mbahet peng nga familja mike kriminale e Kreut te grupit parlamentar te Partise Socialiste, pasi me vendim gjykate i perket tjeterkujt.

Megjithate Taulanti vazhdon te krenohet ne foto me “peshkun e madh”, shkruan Matilda Qurku. /Sarandanews.com/