Iu gjendën doza kokaine, policia Sarandës arreston 38 vjeçarin

Një 38 vjeçar nga Saranda ka rënë në prangat e policisë.

Arrestimi i tij nga forcat e policisë u bë pasi një kontrrolli fizik ku iu gjendën disa doza kokainë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, u gjeten dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë Sarandë. /Sarandaneës.com/